VIDEO/ Njeriu-gol në Emiratet e Bashkuara Arabe, realizon Taulant Seferi

Taulant Seferi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ekipi ku luan lojtari kuqezi, Bani Yas pësoi gol nga Kiss në minutën e 36-të, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, Seferi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar topin pas shpinës së portierit.

27-vjeçari në 12 ndeshje ka “tundur rrjetën” 6 herë, ndërsa ka dhuruar 1 asist. Seferi kaloi te Bani Yas, pas një përvoje një sezonale te Vorskla Poltava në Ukrainë, vend në të cilin shënoi 13 gola.

Taulant Seferi kërkon të ruajë formën, në mënyrë që të jetë gati për Europianin, që luhet verën e ardhshme. Seferi synon të jetë mes protagonistëve dhe përse jo, t’i japë një dorë Shqipërisë së Sylvinhos për arritjen e objektivave të rëndësishme.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Njeriu-gol në Emiratet e Bashkuara Arabe, realizon Taulant Seferi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook