VIDEO/ Bisseck-Barella, Interi kryesues nuk fal ndaj Lecces, +4 nga ndjekësit

Interi kryesues kalon 2-0 Leccen në shtëpi, duke marrë kështu një sukses që i dërgon djemtë e Inzaghit në 44 pikë, +4 nga ndjekësit. Me Lautaro Martinez të padisponueshëm për shkak dëmtimi, zikaltërit vuajtën shumë në pjesën e parë, sidomos në repartin e avancuar.

Ndeshja u zhbllokua vetëm në shtesën e pjesës së parë, pas një krosimi maestral të Calhanoglu për Bisseck, i cili u koordinua si duhet me kokë, për të dërguar në festë tifozërinë.

Në minutën e 50-të, mysafirët e Lecces reklamuan një penallti për prekje me dorë të Augustos. Pas një rishikimi me VAR, arbitri Marcenaro e konsideron gjithçka të rregullt. Në këtë ndeshje luajti edhe Kristjan Asllani, në 15 minutat e fundit. Nico Barella “vulosi” një herë e mirë fatet e takimit, në të 78-tën.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Bisseck-Barella, Interi kryesues nuk fal ndaj Lecces, +4 nga ndjekësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook