Zbardhet lista me 169 profesionet e lira që do të tatohen nga 1 janari

Zbardhet lista me 169 profesionet e lira që do të tatohen nga 1 janari

Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim. Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.

Lista për profesionet e lira e miratuar pak ditë më parë me vendimin e Këshillit të Ministrave, është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi. Lista është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione. Këta persona deri tani, pa hyrë ligji në fuqi, rezultojnë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si person fizik, dhe paguajnë vetëm kontributet e sigurimeve shoqërore.

Ligjin për tatimin mbi të ardhurat që mori vulën e Kuvendit në mars të 2023-shit, për herë të parë bën pjesë të skemës të re të taksimit, edhe personat që përdorin platformat elektronike si Tik-Tok, Instagram, You Tube, Google dhe që marrin fitime prej tyre. Ata do të tatohen 15%.

E njëjta taksë, 15%, është edhe për personat që japin banesa me shërbimin Airbnb dhe Booking. Pra thënë më thjesht, një qytetar që ka nxjerrë në booking, marrim shembull, një dhomë pushimi, në fund të vitit, do paguajë taksë 15% mbi fitimin vjetor.

 

Zbardhet lista me 169 profesionet e lira që do të tatohen nga 1 janari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook