“Jorgo Goro ka dhënë dorëheqjen!”, Vangjel Dule për mediat greke: Rama do të emërojë një tjetër kryebashkiak në vend të Fredi Belerit në Himarë

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka reaguar për mediat greke pasi kryeministri Edi Rama pak ditë më parë bëri me dije se do të largojë nga drejtimi i bashkisë së Himarës, Jorgo Goron.

Në një intervistë për “SKAI.gr”, Dule ka deklaruar se Jorgo Goro i ka dorëzuar të premten, 22 dhjetor, dorëheqjen e tij nga drejtimi i bashkisë, prefektit të qarkut të Vlorës.

Sipas tij në orët në vijim qeveria do të vijojë me emërimin e kryetarit të ri të bashkisë në Himarë, duke anashkaluar Fredi Belerin, i cili i fitoi zgjedhjet, por ndodhet në burg nën akuzë për blerje votash.

“Sajtet e lajmeve në Shqipëri prej dy-tre orësh flasin për dorëheqjen e kryebashkiakut të dështuar në zgjedhjet e 14 majit, zoti Goros, i cili ka dorëzuar mbrëmë dorëheqjen në prefektin e qarkut. Po i hapet rruga zbatimit të planit të Ramës, që nuk është gjë tjetër veçse emërimi i një kryetari të ri bashkie, një zgjidhje që nuk legalizohet as nga Kushtetuta e Shqipërisë”, është shprehur Dule.

Kujojmë se në një reagim në “X”, duke iu referuar vendimit të GJKKO-së që nuk dha lejen e posacme për betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur, Rama paralajmëroi shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut ende në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

“Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës”, u shpreh Rama.

Arena e Lajmit

“Jorgo Goro ka dhënë dorëheqjen!”, Vangjel Dule për mediat greke: Rama do të emërojë një tjetër kryebashkiak në vend të Fredi Belerit në Himarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook