VIDEO/ Roma mposht Napolin pas katër vitesh në Serie A, kampionët e Italisë dështojnë në “betejën” e “Olimpicos”

Roma mund Napolin në Serie A për herë të parë pas 4 vitesh. Skuadra e Mazzarrit u imponua 2-0 në “Olimpico”, në sfidën e javës së 17-të. Një pjesë e parë mjaft emocionuese dhe e luftuar, ku arbitri Colombo nxorri gjashtë herë kartonin e verdhë nga xhepi.

Minuta e 67-të do sillte një nga episodet më të rëndësishme të takimit. Zalewski tërhoqi nga fanella Politano-n, me këta të fundit që nga irritimi godet me këmbë kundërshtarin, duke detyruar gjyqtarin t’i japë kartonin e kuq.

Në inferioritet numerik, kampionët e Italisë rezistojnë vetëm 10 minuta, pasi pësuan gol nga Pellegrini, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të El Shaarawy. Në fund pati kohë edhe për Lukaku-n.

Roma e vendit të gjashtë sheh tashmë t’i afrohet një vendi që të çon në Champions League. Napoli vijon me paraqitjet me ulje-ngritje, teksa aktualisht renditet në vendin e shtatë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Roma mposht Napolin pas katër vitesh në Serie A, kampionët e Italisë dështojnë në “betejën” e “Olimpicos”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook