Policia jep detaje për aksidentin në aksin Levan – Tepelenë: Katër prej të lënduarve të mitur, ja si paraqitet gjendja e tyre

Policia jep detaje për aksidentin në aksin Levan –

Policia e Fierit ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë në aksin Levan – Tepelenë,  ku mbetën të lënduar 7 persona.

Sipas njoftimi, bëhet me dije se 4 prej të lënduarve, janë të mitur, të moshës nga 2 deri në 12 vjeç.

Po ashtu mësohet se të lënduar kanë mbetur edhe dy drejtuesit e automjeteve tip “Nissan” dhe “Honday” dhe një pasagjer 18-vjeç.

Ka qenë automjeti tip “Nisan”  me drejtues shtetasin R. Sh., që është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C

Për fat të mirë, njoftohet se të lënduarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan”  me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Policia jep detaje për aksidentin në aksin Levan – Tepelenë: Katër prej të lënduarve të mitur, ja si paraqitet gjendja e tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook