Ndryshime në mbrojtje, ja plani i Partizanit kundër Erzenit

Partizani do të mbyllë sot pasdite përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Erzenit, që do të luhet në “Air Albania” në orën 17:00.

Të kuqtë vijnë në këtë ndeshje me moralin e lartë të fitores së Superkupës dhe me detyrën për t’u kthyer te triumfi në kampionat pas 6 barazimesh radhazi. Abilaliaj ka edhe një stërvitje për të qartësuar 11- shen, por disa parashikime mund të bëhen.

Në mbrojtje mungon Atanaskoski dhe në vend të tij pritet Buxhelaj. Ndërkohë, ka një dyshim mes Janjevës dhe Sembenes, me kosovarin më të avantazhuar. Mesfusha nuk ndryshon, teksa në sulm pritet sërish Bintsuka nga minuta e parë. Me siguri pas kësaj ndeshjeje Abilaliaj i lë stafetën Shehit./P.sport

Arena e Lajmit

Ndryshime në mbrojtje, ja plani i Partizanit kundër Erzenit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook