Teksa na ndajnë orët e fundit nga vigjilja e Krishtlindjes, e ndërsa besimtarët po bëjnë përgatitjet e fundit, nuk kanë munguar edhe urimet e krerëve të kishës.
Janullatos, Masafra dhe Dodaj, iu drejtojnë mesazh urimi te gjithë besimtarëve, duke u lutur për me shume paqe e dashuri ne bote. Për Kryepeshkopin Anastas, durimi shndërron edhe dobësitë më të mëdha të kësaj jete në shpirt luftarak, dhe na ndihmon të përballojmë me kthjelltësi e fuqi të gjitha sprovat që ngrihen para nesh.
“Për të dalë nga vështirësitë duhet durim dhe këmbëngulje e heshtur! Të lutemi për ndalimin e përplasjeve vrastare”, janë fjalët e urimit të Janullatos. Ndërkohë, imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës tha se bota po përjeton një luftë të nxitur nga urrejtja.