Alban Hoxha mirëpret Shehin te Partizani: E doja këtu tek ne, jemi në rrugën e duhur

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha preku tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë pak para ndeshjes së kampionatit ndaj Erzenit. Hoxha e cilëson vitin që po lëmë pas si fantastik, teksa thekson se është i lumtur për ardhjen në pankinë të Orges Shehit.

“Viti ka qenë fantastik, dolëm kampin në maj. Ekipi vazhdoi me grupin e njëjtë me pak ndryshime. Jemi në rrugën e duhur për objektivin tonë, ky ekip është ndërtuar për kampion. Tani filloj vrapin, unë nuk kam patur dëmtime të gjata, kjo ishte tjetër por kaloi. Për 2-3 javë do të jem në maksimumin tim.

Orges Shehi ish-portier? Unë Gesin e njoh si koleg, si trajner nuk kam punuar. Djemtë flasin mirë për të dhe unë e mirëpres më shumë dëshirë te Partizani. Një nga dëshirat e mia më të mëdha ishte për Gesin si trajner i Partizanit. Eshtë i ri dhe e njeh mentalitetin e lojtarëve. Ka pak vite që la futbollin dhe më bëhet qefi e i uroj të ketë sa më shumë suksese te Partizani e të qëndrojë gjatë.” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Alban Hoxha mirëpret Shehin te Partizani: E doja këtu tek ne, jemi në rrugën e duhur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook