Ballkani vijon formën e dobët në kampionat. Skuadra e Ilir Dajës regjistron ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në elitë, pas barazimit pa gola ndaj Gjilanit në transfertë.
Trajneri i kampionëve të Kosovës, Daja doli në intervistë, menjëherë pas ndeshjes. “Rezultati më i drejtë ishte barazime. Kemi paraqitje historike në Evropë. Kemi dy humbje dhe katër barazime këtë stinor. Me gjithë këto ndeshje, me gjitha lëndimet, kemi mbyllur një stinor më mirë sesa ai i sezonit të kaluar.
Sot na mungonte pothuajse një formacion i tërë”, theksoi numri një i pankinës. Kështu, Ballkani kryeson me 40 pikë, ndërsa Gjilani renditet në vendin e tetë me 18 pikë.
(J.S/)