Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, edhe pse humbës në zgjedhjet e 14 majit, Jorgo Goro ka theksuar për News24 se ai nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Kështu Goro ka shuar aludimet se kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të bashkisë, të cilin ende e mban pasi Fredi Beleri mbetet në qeli nën akuzën për blerje votash.
Beleri fitoi zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Himarës, por vetëm 2 ditë para procesit zgjedhor ai u prangos në lokalin e tij, i akuzuar për blerje votash.