Erzeni “tregon dhëmbët” ndaj Partizanit, teksa fitoi 1-2 në “Air Albania”, në përballjen e javës së 18-të të kampionatit. Skuadra e Deliallisit e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 12-të me Mihanën, i cili me një goditje fantastike kaloi topin pas shpinës së portierit Qirko.
Në fundin e pjesës së parë, Hadroji shkaktoi penallti për shkak të një ndërhyrje ndaj Zekës, por për konfirmimin u desh sistemi VAR. Nga pika e bardhë u nis Kahrimanovic, i cili nuk gaboi.
Në fillimin e pjesës së dytë të kuqtë ngushtuan shifrat me Bintsouka. Rrapaj fitoi penallti pak më vonë në të mirë të djemve të Abilaliaj, gjithsesi, Cara bëri “mëkat”, duke çuar dëm rastin e artë. Me këtë rezultat, Partizani është në vendin e dytë me 32 pikë. Në krahun tjetër, Erzeni është në vendin e tetë me 21 pikë.
Kampionati shqiptar rikthehet të luajë pas pushimeve të fundvitit.
(J.S/)