Dyshohet se plagosi tre të rinj, Greqia lëshon urdhër arresti për 37-vjeçarin shqiptar

Dyshohet se plagosi tre të rinj, Greqia lëshon urdhër arresti

Autoritet greke kanë lëshuar një urdhër arresti europian për një 37-vjeçar shqiptar. Sipas mediat greke, bëhet fjalë për shqiptarin me dy identitet Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, i cili dyshohet si autor i plagosjes me armë të tre të rinjve grekë nga Kreta.

Sipas mediave, në policinë greke kanë mbërritur informacione se 37-vjeçari, lindur në Durrës e banues në Vlorë, ka kërkuar ndihmën e grupeve në Greqi për t’u strehuar, ndërsa po planifikon arratisjen drejt Turqisë ose Maltës.

Shqiptari konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, jo vetëm për shkak të plagosjes së trefishtë, por edhe për shkak të historikut të tij kriminal në Vlorë, ku është përfshirë në disa grabitje dhe në sulm me armë ndaj policisë.

Dyshohet se plagosi tre të rinj, Greqia lëshon urdhër arresti për 37-vjeçarin shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook