Milionat e investuara në merkato, në post erën Abramohic, nuk kanë asnjë efekt te Chelsea. Blutë vijojnë sezonin e tyre kaotik ku janë jashtë çdo objektivi të mundshëm. Pas javës së 18-të, londinezët e shohin veten në vendin e 10-të, 14 pikë larg zonës Champions, e të mendosh që ndryshe nga pjesa tjetër e ekipeve angleze, nuk marrin pjesë në asnjë turne evropian.
Ekipi i Pochettino-s pësoi një tjetër humbje të rëndë, ranë në transfertë përballë Wolves, një humbje 2-1 që nxori edhe një herë problemet e mëdha të këtij ekipi, lojtarë të përçarë, ku të gjithë luajnë për veten e tyre, mjafton të shohim këtë rast të humbur nga Sterling. Armando Broja, sulmuesi kuqezi, zbriti edhe një herë në fushë si titullarë, por pa mundur të lë gjurmë, i vlerësuar me notën 6,2, nota më e ulët në radhët e bluve:
“Jam i frustruar, mendoj se meritonim diçka më shumë. Premier League të ndëshkon kur nuk je cinik, ne krijuam raste për nuk arritëm t’i shfrytëzonim. Kemi folur shumë në fillim të sezonit, ky është një ekip me lojtarë të rinj, jemi një klub i ri. Ka lojtarë që luajnë për herë të parë në Premier League, i duhet kohë të përshtaten”, u shpreh Pochettino pas ndeshjes.
()