Shumë familje ende të bllokuara në pallat, e pamundur shuarja e flakëve, shërbimi zjarrfikës i Tiranës niset drejt Lushnjës

Shumë familje ende të bllokuara në pallat, e pamundur shuarja e

I gjithë shërbimi  zjarrfikës i Tiranës është nisur drejt Lushnjës, për t’u ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse atje në shuarjen e zjarrit të madh që ka përfshirë katet e para që shërbejnë si qendër tregtare, të një godine 12-katëshe.

Deri më tani nuk dihen numri i saktë i personave që janë evakuuar, ndërsa dyshohet se në banesa mund të ketë persona që kanë mbetur të bllokuar ose të asfiksuar  nga  tymi. Bëhet fjalë për banorë të katit të katërt, deri në atë të 12-in.

Dyshohet se fillimisht zjarri ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në këtë qendër, e cila ka qenë e mbyllur. Më pas flakët janë përhapur në të gjithë qendrën, që sot më shumë se ditët e tjera, për shkak të festave, ka qenë e mbipopulluar.

Ndërkohë disa persona janë transportuar në spital, me shenja asfiksimi.

Shumë familje ende të bllokuara në pallat, e pamundur shuarja e flakëve, shërbimi zjarrfikës i Tiranës niset drejt Lushnjës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook