Zjarri në pallatin në Lushnjë, Gazment Bardhi: Fokusi duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë

Zjarri në pallatin në Lushnjë, Gazment Bardhi: Fokusi duhet

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen dramatike që po zhvillohet në Lushnjë, ku një pallat është përfshirë nga flakët. Përmes një reagimi Bardhi tha se po e ndjek me shumë vëmendje situatën e rëndë në Lushnjë.

Ai ka shtuar se fokusi i vetëm në këtë moment duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë,  për të frenuar zjarrin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar.

Postimi i Bardhit:

Po ndjek me shumë shqetësim situatën e rëndë në Lushnje. Në këtë moment të vështirë dhe ankthi për të gjithë, uroj me zemër që të kalojë sa më parë, pa asnjë pasojë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Në këtë moment fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë, për të frenuar zjarrin dhe për ti dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar.

Zjarri në pallatin në Lushnjë, Gazment Bardhi: Fokusi duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook