Sulmuesi Victor Osimhen u dha fund thashethemeve, duke rinovuar me Napolin deri në vitin 2026. Agjenti i tij, Roberto Calenda, në një intervistë për Corriere dello Sport, ka zgjedhur të flasë me fjalë të mëdha.
“Punë e madhe, kënaqësi e madhe, tratativa historike. Është si pasojë e asaj që Osimhen ka bërë dhe bën në fushë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm.
“Edhe këtë vit, pavarësisht dëmtimit, ai po shënon. Ndonjëherë gjithçka duket e qartë dhe harrojmë se Victor e udhëhoqi Napolin për të fituar një kampionat që i mungonte për 33 vite. Me shokët e tij ai ka ndërtuar diçka të pabesueshme” – Tha ai. Në këtë sezon lojtari në 13 ndeshje, ka shënuar 7 gola.
(J.S/)