Zjarri në Lushnje/ “Rreziku nuk ka përfunduar”, Balla: Po punohet në kushte të vështira, ja pse e sollëm helikopterin

Zjarri në Lushnje/  “Rreziku nuk ka përfunduar”, Balla: Po

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur në lidhje me situatën e zjarrit në Lushnjë, ku tha se rreziku ende nuk ka mbaruar pasi janë dhe disa vatra të vogla aktive.

Balla gjithashtu tha se zjarrfikësit po punojnë në kushte të vështira për shkak të temperaturave të larta të krijuara, ndërsa për shkaqet tha se do të kryhet një hetim për të zbuluar se çfarë e shkaktoi.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se qarkut Fier do t’i shtohen dhe dy zjarrfikëse që do të përdoren për situata emergjente.

“Ju e keni ndjekur dhe vetë. Ka qenë një situatë tepër e vështirë, por falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë të forcave zjarrfikësve dhe ndërhyrjes së të gjitha strukturave të policisë së shtetit, u bë ndërhyrja në banesa dhe u gjetën njerëz të asfiksuar, të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Nëse do të jetë e nevojshme do të dërgohen për trajtim të specializuar.

Rreziku nuk ka përfunduar, pasi ka ende disa vatra të vogla zjarri, por aty po punonjës shërbimet zjarrfikëse të Fierit, Tiranës, Durrësit dhe Lushnjës. Po punohet në kushte të vështira për shkak se temperatura është shumë e lartë.

Unë nuk jam prokuror i çështjes të di shkakun, por policia ka krijuar një kordon sigurie, dhe pasi zjarri të jetë në kontroll do të ketë një hetim të plotë. Nuk dua të bëj deklarata hipotetike sepse dua që hetimi të jetë i plotë dhe shpresoj të mos kemi asnjë jetë të humbur.

Ndërhyrja nga ajri ishte hapi i fundit i sigurisë, për të evakuuar banorët nëse do të ishte e nevojshme. Nuk ndodhi pasi ndërhyri RENEA.

Kemi planifikuar që shërbimit zjarrfikës të qarkut Fier do t’i shtohen dy makina të reja për t’u përdorur në raste të tilla”, tha Balla.

Zjarri në Lushnje/ “Rreziku nuk ka përfunduar”, Balla: Po punohet në kushte të vështira, ja pse e sollëm helikopterin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook