I preferuar nga Pioli, por statistikat i ka kundër, zhgënjen lojtari i Milanit

Tijjani Reijnders është bërë një nga lojtarët e pazëvendësueshëm të Stefano Piolit, por ka një fakt që na bën të reflektojmë për ndikimin e tij te Milani. Në fakt, në 16 metrat e fundit lojtari mund të përmirësohet, pasi shifrat nuk janë në favor të tij.

Reijnders nuk është konkret me finalizimet, pasi kur e gjen veten që duhet të përfundojë aksionin, nga 18 përpjekjet e tij nga brenda zonës, vetëm dy i shndërroi në gola. Nga 7 tentativa nga jashtë zonës, lojtari nuk ka gjetur ende golin.

Reijnders po luan sezonin e tij të parë në Milano, pas një periudhe në Holandë te Az Alkmaar. Më parë, 25-vjeçari ka luajtur edhe për Zwolle.

(J.S/)

Arena e Lajmit

I preferuar nga Pioli, por statistikat i ka kundër, zhgënjen lojtari i Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook