Joshua Kimmich te Man.City nuk është një opsion i pamundur. Mesfushori gjerman ka një kontratë me Bayern Munich deri në 2025, këtë periudhë ka refuzuar shpesh të rinovojë kontratën aktuale, për këtë arsye largimi i tij diskutohet në shtëpinë e Bayern, pasi drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë ta humbasin falas. Jo vetëm kaq, por sipas mediave, Kimmich nuk ka një raport të mirë me trajnerin Tuchel, me këtë të fundit që ka dhënë bekimin e tij për një largim të mundshëm.
Kimmich është një nga pinjollët e Pep Guardiola-s, një lojtar që tekniku portugez e vlerëson shumë. Kimmich shihet nga Guardiola si një opsion në rast se largohet Philipps. Mesfushori anglez nuk po gjen hapësira te Man.City, preferon të transferohet te Juventus.
()