Një “bilbil” në luftë me flakët, gjyqtari Alla: Nuk mbushesha dot me frymë, ju tregoj tmerrin në Lushnjë

“Alooo? Po kush je re vlla? Tani e gjete…”. Kështu nisi biseda telefonike me Laver Allën, arbitrin e Kategorisë Superiore, që luftoi dje për orë të tëra me flakët në Lushnjë. Ne të “Panorama Sport” i kërkuam ndjesë për minutat që i morëm në telefon, por ai na qetësoi duke thënë: “Nuk ka problem, se rrugës për t’u kthyer në vendngjarje jam. Mora pak oksigjen në spital dhe po kthehem. Kemi ende shumë punë”.

Alla nuk është një arbitër ekselent, por për guximin dhe sakrificën, ai meriton notën 10-të. Dikush mund të thotë se po bën thjesht detyrën, por fakti që ai rrezikon veten dhe përfundon në spital, do të thotë që po e bën më së miri atë.

Laver, si jeni?

Mirë, jam mirë. Ja, mora pak oksigjen edhe tani ndihem më mirë. Po shkoj prapë në vendngjarje.

Sa orë keni në luftë me flakët?

Kemi që nga ora 15:00. (Ndërkohë biseda telefonike është bërë në orën 20:10). Nuk na kishte ndodhur një zjarr si ky më parë. Janë shumë kate dhe era nuk na i ka lehtësuar gjërat.

U trembët?

U trembëm për jetët e njerëzve. Aty ka lokale, ka kënde fëmijësh… Ku nuk na shkonte mendja.

Pse përfunduat në spital?

Se nuk po mundesha dot më. U ndjeva keq, nxora ushqimin dhe nuk po mbushesha do me frymë.

Po në spital çfarë bëtë?

Mora pak oksigjen.

Si jeni tani?

Më mirë jam. Po shkoj prapë në vendngjarje. U trembën pak këta shokët dhe njerëzit e afërt, por jam mirë. U shqetësuan kot. Kam parë edhe më keq se kaq.

Ku keni parë më keq se kaq?

Te tërmeti në Durrës. Edhe aty ishim në vijën e parë. Por, aty nuk dinim nga t’ia fillonim. Ishte një tmerr i vërtetë.

Çfarë pozicioni keni te zjarrfikëset e Lushnjës?

Zjarrfikës i thjeshtë.

A ka më rrezik, a janë shuar flakët?

Janë vënë nën kontroll, por ka ende shumë tym dhe shumë punë. Duhet të mos i lëmë gjë rastësisë. Me zjarrin nuk bëhet shaka kurrë. Panorama Sport

Arena e Lajmit

Një “bilbil” në luftë me flakët, gjyqtari Alla: Nuk mbushesha dot me frymë, ju tregoj tmerrin në Lushnjë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook