FIFA kërcënon hapur Brazilin, “Seleçao” dhe klubet mund të përjashtohen nga kompeticionet ndërkombëtare

Ndërsa pritet që Carlo Ancelotti të marrë drejtimin e kombëtares braziliane, një lajm jo i mirë vjen për 5 herë kampionët e botës. FIFA kërcënon se do të përjashtojë nga të gjitha kompeticionet e saj kombëtaren braziliane dhe të gjitha klubet braziliane.

Arsyeja është vendimi i Gjykatës së Rio de Janeiros për të shkarkuar Ednaldo Rodrigues nga pozicioni i presidentit të Federatës së Futbollit (CBF), për parregullsi gjatë zgjedhjes së tij në vitin 2022 (zgjedhjet e reja duhet të bëhen brenda 30 ditëve).

Sipas “AP”, gjatë orëvë të fundit FIFA dhe Conmebol (qeveria e futbollit në Amerikën Latine) i kanë dërguar një letër Federatës braziliane të futbollit dhe gazeta spanjolle Marca ka publikuar disa radhë të kësaj letre.

“Federatat kombëtare që bëjnë pjesë në FIFA duhet të menaxhojnë çështjet e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa influencë nga palë të treta. Nëse CBF do të pezullohej nga organet kompetente të FIFA-s, do të humbiste të drejtat ( pjesëmarrje në kompeticione) menjëherë, deri në një vendim të dytë.

Kjo do të thotë që CBF, skuadrat e saj përfaqësuese dhe të gjitha klubet e saj nuk do të kenë të dretë të marin pjesë në asnjë kompeticion gjatë periudhës së pezullimit”, shkruhet në letër.

()

Arena e Lajmit

FIFA kërcënon hapur Brazilin, “Seleçao” dhe klubet mund të përjashtohen nga kompeticionet ndërkombëtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook