Sulmi kibernetikë nga hakerat iranianë? Kuvendi i Shqipërisë: Nuk ka humbje të të dhënave

Sulmi kibernetikë nga hakerat iranianë? Kuvendi i

Kuvendi i Shqipërisë pohon përmes një njoftimi se nuk ka humbje të të dhënave nga sulmi kibernetikë, po punohet për rikuperim të plotë.

Ata bëjnë të ditur se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.

Reagimi:

Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetikë ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit. Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.

Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Sulmi kibernetikë nga hakerat iranianë? Kuvendi i Shqipërisë: Nuk ka humbje të të dhënave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook