“Ka zyrtarë të lartë të përfshirë”/ Megaoperacioni me 32 urdhër-arreste, ish-deputeti i PS: Kryeministri nuk duhet ta kalojë me një justifikim banal

Braho 749x375

Ish-deputeti socialist Spartak Braho ka komentuar ditën e sotme mega-operacionin e ndërmarrë nga SPAK, që çoi në arrestimin e 18 personave dhe shpalljen në kërkim të dhjetave të tjerëve.

I ftuar në emisionin ‘Breaking’ me Elisa Gjeranin në Top-News, Braho tha se zyrtarë të lartë janë të përfshirë dhe bashkëpunojnë me këto 8 banda, e po ashtu se ka shumë drejtues të lartë që janë të zhytur në korrupsion. Sipas Brahos, është e gabuar që kryeministri Edi Rama thotë se përgjegjësia e kujt do që ‘përlyhet’ në botën e krimit mban përgjegjësi personale, sepse ka dhe përgjegjësi morale për ata që i emërojnë.

“Ka zyrtarë të lartë të përfshirë. Ka drejtues që ja në të zhytur në korrupsion. Pushteti i ka këto relacione, aq më tepër që nuk ka pasur ndonjë luftë serioze nga e majta, pavarësisht thirrjeve të Ramës që do dënojmë atë apo këtë. Përderisa Rama thotë kush do që hyn në botën e krimit ka përgjegjësi personale, nuk është kështu. Përgjegjësia është personale por ka dhe morale për ata që i vendosin aty. Është personale kur është e largët. Këta nuk u emëruan vetë, dikush i lançoi. Veprimtaria e tyre kriminale është e shoqëruar me përgjegjësi morale të eprorëve. Kryeministri nuk duhet ta kalojë me një justifikim banal, Kryeministri që i emëron nuk duhet të thotë që përgjegjësia është personale.”- tha Braho.

“Ka zyrtarë të lartë të përfshirë”/ Megaoperacioni me 32 urdhër-arreste, ish-deputeti i PS: Kryeministri nuk duhet ta kalojë me një justifikim banal

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook