Nexhipi largohet nga Turqia, mbyll bashkëpunimin me klubin turk

Nderim Nexhipi ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin turk Manisa. Përvoja e Nexhipit në Ligën e Parë të këtij vendi si drejtor sportiv ka zgjatur vetëm 6 muaj, me lajmin që është bërë publik nga vetë 39-vjeçari, me një postim në rrjetet sociale.

“Nga dita e sotme nuk jam më pjesë e klubit turk Manisa FK. Në bisedë me presidentin e klubit kemi rënë dakord që me marrëveshje të dyanshme të ndërprejmë bashkëpunimin”- Shkruajti ai. Nexhipi ka punuar më parë te Ballkani, në Kosovë. Mundësitë për të ardhmen janë të shumta dhe koha do tregojë destinacionin e radhës.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Nexhipi largohet nga Turqia, mbyll bashkëpunimin me klubin turk

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook