VIDEO/ Protesta e opozitës jashtë Gjykatës së Lartë, protestuesit bllokojnë rrugën, kaos trafiku në kryeqytet

Siç ishte paralajmëruar edhe më herët, ka nisur grumbullimi i protestuesve të opozitës në afërsi të Gjykatës së Lartë, ku do të mbahet gjyqi për vulën e PD.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, protestuesit kanë nisur grumbullimin, e po ashtu duket se kanë bllokuar rrugën, në afërsi të rrugës  “Myslym Shyri”.

Si pasojë është krijuar trafik i rënduar në afërsi të Gjykatës. Nga ana tjetër, në këtë pikë ndodhen forca të shumta policie.

Kujtojmë se rithemelimi ka depozituar rekurs për vendimin e 3 marsit të këtij viti pasi Apeli i Përgjithshëm vendosi të kthejë në shkallën e parë çështjen e logos dhe vulës.

Seanca do të shqyrtohet nga Artur Kalaja, Dariel Sina dhe Ervin Pule, seancë është parashikuar që të niste që në orën 09:00.

Gjykata e Apelit në mars vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetën PD zyrtare.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Protesta e opozitës jashtë Gjykatës së Lartë, protestuesit bllokojnë rrugën, kaos trafiku në kryeqytet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook