Teksa opozita po proteston para Gjykatës së Lartë ku do të shqyrtohet çështja e vulës së PD-së, në aksin rrugor ku mbahet tubimi, është krijuar radhë e gjatë trafiku. Flamur Noka është sqaruar me punonjësin e policisë, i cili ka kërkuar që të lirohet rruga.
Noka: Kam që në 8 e 30 me stafin këtu dhe duhet të kishit liruar rrugën. Kemi marrë leje. Bashkia duhet të kishte marrë masa.
Polici: Mirë është që t’i lëmë këto makina të kalojnë. Nuk kam ardhur që të bëjë debat. Të kishit liruar rrugën, se ka trafik. Unë kaq mund t’ju them”, tha punonjësi i policisë. Ndërkohë, Noka thekson se po t’i lejojë këto mjete, do t’i skadojë 1 orëshi i lejes që ka marrë për protestën.
()