“Eva, shpirti im, sot do të festonte ditëlindjen”, Vangjel Tavo kujton me dhimbje vajzën që humbi në aksident

“Eva, shpirti im, sot do të festonte ditëlindjen”, Vangjel

Vajza e Vangjel Tavos, Eva, që u shua në një aksident automobilistik një muaj më parë, sot do të mbushte 24 vjeçe. Babai i saj, ish-deputeti Vangjel Tavo, i pikëlluar postoi një status të ndjerë për të bijën.

“Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt”, shkruan Vangjel Tavo, i cili thotë se i mungon pa masë vajza e tij dhe deri në ditën e fundit të jetës do të jetojë me kujtimet e saj më të bukura.

“Sot Eva do mbushte 24 vjeçe e do e festonte ditëlindjen me familjen dhe miqtë…, por Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt…

Eva ishte për ne jetë, lumturi, dashuri dhe bekim, kujtimi i saj ishte, e mbetet thesar. E deshëm e do e duam përjetësisht përtej çdo fjale e përshkrimi!

Na mungon shumë e vogla ime dhe për çdo ditë të mbetur të jetës sonë, deri në frymëmarrjen e fundit, do mendojmë kujtimet më të bukura që ti na le…

Me zemrën e pikëlluar dhe lotët e fshehtë që rrjedhin nga thellësitë e shpirtit, në pamundësi të të uroj nën të ngrohtin përqafim: Festo me engjëjt Eva, shpirti im! Vangjel Tavo dhe familja”, shkruan ish-deputeti Tavo.

Vajza e familjes, Tavo 24-vjeçarja Eva Tavo humbi  jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur ne fund te muajit nentor në autostradën “Nënë Tereza” nga Tetova për në Shkup.

“Eva, shpirti im, sot do të festonte ditëlindjen”, Vangjel Tavo kujton me dhimbje vajzën që humbi në aksident

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook