Pasi Gjykata e Lartë ktheu në Apel për rishqyrtim çështjen e logos dhe vulës, vjen një reagim nga Partia Demokratike zyrtare.
Përmes një reagimi, PD akuzon se kjo çështje po mbahet peng i procedurave juridike.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë së vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës.”, thuhet në reagimin e PD-së.
()