Milan Skriniar, ish-mbrojtësi i Interit, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të PSG, duke prekur tema të ndryshme.
“Jam krenar që vesh fanellën e këtij klubi. Për mua është faza më e rëndësishme e karrierës sime, është diçka e pabesueshme për mua, në fakt që nga dita e parë u ndjeva mirë. Bashkëlojtarët e mi janë perfekt dhe të gjithë njerëzit që punojnë në PSG janë të sjellshëm me mua. Jam shumë i lumtur.
“Inter? Kam qëndruar për gjashtë vjet në një nga klubet më të mëdha në botë. Ishin vite të pabesueshme, ku fituam shumë. Vitin e parë u kthyem në Ligën e Kampionëve dhe kjo ishte një gjë fantastike për mua dhe për klubin. Kam kaluar vite të mrekullueshme atje. Momenti më i mirë ishte fitimi i Scudettos” – Tha ai.
Skriniar zhvilloi 246 paraqitje te Inter në Serie A, Champions League, Coppa Italia, Europa League dhe Superkupë.
(J.S/)