Kryeparlamentarja Lindita Nikolla shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble.
Për mbi 5 dekada Schäuble ka shërbyer si politikan, deputet, ministër dhe President i Bundestagut .
“Mësova me trishtim lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish Presidentit të Bundestagut Gjerman, Wolfgang Schäuble.
Për mbi pesë dekada Schäuble i shërbeu Gjermanisë me përkushtim të lartë, si politikan, deputet, ministër dhe President i Bundestagut. Ngushëllime familjes dhe popullit gjerman.”