Kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj ish-kryeministrit u rrëzua nga GJKKO. Ndërkohë avokati Arbër Hoxha, në një intervistë për Euronews theksoi se Berisha herë pas here po bën kërkesë për përjashtimin e gjyqtares pasi sipas tij kërkon që të shtyjë procesin për vendimin që do të merret ndaj tij.
Mes tjerash ai theksoi se nuk e di se për çfarë arsye Gjykata ka shtyrë vendimmarrjen për Berishën deri në ditën e fundit.
“Dy kërkesat e tjera janë të përsëritura, të rëna në dekadencë dhe nuk janë gjë tjetër, veçse për të shtyrë procesin. Nëse kemi të bëjmë me kërkesë për përjashtim për të njëjtin shkak kërkesa e dytë aq më tepër e treta nuk merren fare në konsideratë. Nuk e di se për çfarë arsye Gjykata ka shtyrë vendimmarrjen e saj deri në ditën e fundit. Sigurisht që e ka nisur procesin brenda 5 ditësh dhe duhet ta përfundojë atë”, -tha ai.