2024 viti i Mbappe-s, ylli francez mund të zgjedhë, listës së admiruesve i shtohen edhe dy gjigandët anglezë

2024 do të jetë viti i Kylian Mbappe, për këtë është e sigurt La Repubblica, kjo për një arsye të thjeshtë, nga 2024 ylli francez është i lirë të vendos për të ardhmen e tij. Në tavolinën e Mbappe-s qëndron prej kohësh një ofertë konkrete nga Real Madrid, klub që e kërkon prej kohësh shërbimet e tij, sigurisht qëndron oferta nga ana e PSG për të rinovuar kontratën aktuale që i përfundon në fund të këtij sezoni, por së fundmi janë shtuar edhe ofertat që vijnë nga Premier League.

Enrique Mbappe
Enrique Mbappe

Në Angli, Mbappe ka disa admirues special, e pëlqen shumë Jurgen Klopp, ndërsa Liverpool mund të investojë për ta veshur me të kuqe “gjelin” më të famshëm. Në garë mund të futet edhe Man.United, kjo pasi “djajtë e kuq” pritet të riformatojnë edhe një herë ekipin, Mbappe mund të ishte lojtari ideal për të ndërtuar ekipin e ri rreth tij.

()

Arena e Lajmit

2024 viti i Mbappe-s, ylli francez mund të zgjedhë, listës së admiruesve i shtohen edhe dy gjigandët anglezë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook