Hakan Calhanoglu ndihet gjithnjë e më mirë tek Inter-i dhe me Inzaghin, i cili e shndërroi atë në një nga lojtarët më të fortë në botë pas shitjes së Brozovic. I pagabueshëm nga njëmbëdhjetë metra, numri 20 i zikaltërve realizoi shtatë penallti nga po aq goditje nga pika e bardhë nga 8 golat në total të realizuar në këtë sezon mes kampionatit dhe Champions League.
Ish-lojtari i Milanit dhe Bayer Leverkusenit po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij dhe po refuzon me forcë sirenat nga Arabia Saudite, gati për ta mbuluar me ar me një kontratë katërvjeçare me vlerë 18 milionë euro në vit.
Në thelb trefishi i asaj që merr tek Inter-i. Megjithatë, nuk ka asgjë për të bërë për sauditët e pasur: në të tashmen dhe të ardhmen e Calhanoglu është vetëm Inter.
()