“Arrest në shtëpi” dhe pa komunikim, Berisha reagon për kërkesën e SPAK në Gjykatë: Dy arsye pse kjo kërkesë më ka pëlqyer shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarë komentoi edhe kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar gjykatës ku përveç arrestit shtëpiak, i kërkon që të mos ketë kontakte.

“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë. Po pse? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër, dy gjëra së pari se cili është Eid Rama, pasardhës i një xhelati që në pamje ishte intelektual, artist, por që firmoste varjen e poetit vetëm për fjalën e lirë. Havzi Nela këtë kishte, vargun. Në këtë aspekt, askush nga unë nuk e ka përdorur këtë akuzë ndaj Edi Ramës. Në qoftë se Edi Rama do ta kishte denoncuar këtë akt, Sali Berisha kurrë nuk do t’ia kishte përmendur. Thellë në bindjen time nuk mund të mbash përgjegjës djalin për të atin. Por, përderisa ky nuk e ka denoncuar dhe përkundër para dy vitesh tha është pak e dyshimtë ajo firma. Në pamje të parë, burrë i pashëm, elegant por me kulturë terroristi.

Këtij mund t’i thoshte t’i falim jetën se ishte poet. Disa anëtarë të presidiumit popullor nuk kanë firmosur. Edi Rama nuk distancohet, prandaj e përmend. Arsyeja e dytë është dëshmi e tmerrit që ka ai nga unë dhe kjo më pëlqen. Nuk them se kam pasur qëllim tmerrin, kam qëllim betejën. Përbën një arritje reale të opozitës shqiptare me këtë akt. Pastaj, se kush janë të drejtat e Sali Berishës dhe çfarë mund të bëjnë xhelatët e këtyre të drejtave, koha do t’i provojë. Aq më tepër kur zëdhënësi i tyre bëhet ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës. Kuvendin nuk e kanë për gjë këta. Sigurimi i Shtetit ishte mbi Kuvendin”, tha Berisha.

Berisha u pyet nëse do të zbatonte masën e arrestit shtëpiak.  “Unë siç keni konstatuar ju, në fushën që është e avoketërve, ndjek konsultat me ta. Nuk është momenti të konsultohem paraprakisht. Konsultat vijnë hap pas hapi. Do të ndjek këshillën e tyre”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Arrest në shtëpi” dhe pa komunikim, Berisha reagon për kërkesën e SPAK në Gjykatë: Dy arsye pse kjo kërkesë më ka pëlqyer shumë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook