GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkoi lehtësim të masës ndaj tij, teksa ndodhet në burg nën akuzën e blerjes së votave. Pavarësisht kërkesës për zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO rrëzoi sërish Belerin, duke e lënë atë në burg.
Kujtojmë se Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ndërkohë që teksa ishte në qeli fitoi dhe zgjedhjet në bashkinë e Himarës, por nuk ka mundur dot të betohet.
“1. Personi nën hetim Dhionisios Alfred Beleri, më datë 26.12.2013 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim ose zëvendësimin e masës së sigurimit.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 552, datë 28.12.2023, vendosi:
1.Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të pandehurit) Dhionisios Alfred Beleri, me Nr. 522 Regj. Them. Dt. Regj. 26.12.2023 me objekt “Revokim ose zëvendësim të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.
2.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
Tiranë, më datë 28.12.2023
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.
()