SPAK kërkon ‘arrest shtëpie’, GJKKO jep sot vendimin për Berishën, avokatët shkojnë në gjykatë për marrjen e provave

Jepet sot vendimi i GJKKO në lidhje me masën e kërkuar nga SPAK, ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore. Gazetarja Klodiana Lala raporton për se avokatët e Berishës kanë dorëzuar kërkesë në gjykatë për marrjen e provave.

Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërin e gjyqtares Irena Gjoka. Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Në orët e mesditës, avokatët e Berishës kanë mbërritur në Gjykatës për të tërhequr aktet dhe më pas për të parashtruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares.

Seanca e djeshme u shty për sot për në orën 15:00, ndërsa avokatët e Berishës nuk hoqën dorë dhe dorëzuan sërish një kërkesë ku kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Gjoka.

Kujtojmë se avokatet kanë dorëzuar provat që sipas tyre provojnë faktin e shkarkimit në shkurt të 1996 nga KLD ku kryetar ishte Sali Berisha.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili akuzohet korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

 

 

()

Arena e Lajmit

SPAK kërkon ‘arrest shtëpie’, GJKKO jep sot vendimin për Berishën, avokatët shkojnë në gjykatë për marrjen e provave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook