Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe ka mbërritur në banesën e tij, teksa duket se vendimin e GJKKO për masën ndaj tij, do ta presë në ambientet e shtëpisë.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për nga gazetarja Klodiana Lala, shihet Berisha duke zbritur nga makina, dhe i shoqëruar nga truprojat e tij, futet në banesë.
Ndërkohë pak minuta më parë kanë mbërritur në Gjykatë edhe dy avokatët e tij, teksa pritet që GJKKO të japë vendimin për kërkesën e SPAK, që kërkon ‘arrest shtëpie’ për ish kreun e qeverisë.
Më herët pala mbrojtëse e Berishës kanë dorëzuar kërkesë në gjykatë për marrjen e provave. Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka. Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.