Meadow Walker dhe Louis Thornton-Allan janë ndarë.
Dyshja njoftoi ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët të postuar në Instagram.
“Pas tre vitesh të mrekullueshme martese, ne kemi arritur një marrëveshje për t’u ndarë miqësisht”, thuhet në deklaratë. “Ky është me të vërtetë një vendim i përbashkët dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë të respektojnë dëshirën tonë për privatësi.”
Çifti u martua në tetor 2021.
“Ne ruajmë dashurinë dhe respektin e ndërsjellë dhe do të vazhdojmë ta mbështesim njëri-tjetrin”, përfundon deklarata.
Një ditë para se të publikohej njoftimi për ndarjen, Walker postoi disa foto në Instagram ku shkroi “Përgjithmonë Australia”.