Neritan Sejamini: Kërkesa e SPAK mjaft e rëndë, po ndalohet lideri i opozitës të komunikojë edhe pse nuk ka akuzë

Neritan Sejamini: Kërkesa e SPAK mjaft e rëndë, po ndalohet

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për kërkesën e SPAK që Sali Berisha të izolohet në banesën e tij dhe t’i ndalohet komunikimi. 

Sejamini tha se kjo kërkesë për ndalimin e komunikimit të liderit të opozitës, është një ngjarje mjaft e rëndë.

“Nga ana politike më duket absurd që Berisha të hetohet me çfarëdo mase sigurie. Ai nuk paraqet asnjë lloj rreziku për t’u larguar apo për të prishur prova.

Mendoj se ishte një kërkesë më shumë për arsye politike sesa juridike.

Çdo hap tjetër pas kësaj, është vazhdim i një qerthulli ku ke hyrë. Drejtësia merr masë për të treguar që është e fortë dhe nuk mund të injorohet.

Arrest shtëpie dhe të mos flasë dot kryetari i opozitës, më duket shumë e rëndë. Kryetarit të opozitës nuk mund ti heqësh fjalën, aq më tepër që është thjesht person nën hetim”, tha Sejamini. 

Neritan Sejamini: Kërkesa e SPAK mjaft e rëndë, po ndalohet lideri i opozitës të komunikojë edhe pse nuk ka akuzë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook