Analisti Fatos Lubonja në një komunikim të drejtpërdrejtë për emisionin “Open” në News24, foli për reformën në drejtësi.
Ai u shpreh se ‘e famshmja reforma në drejtësi është propagandë dhe se shitet për të legjitimuar kryeministrin Edi Rama”. Më tej tha se nuk mund të thuhet se nuk ka opozitë, por janë një sërë faktorësh që ndikojnë.
Sakaq u ndal te çështja e logon dhe vulës së PD-së, ku tha se po mbahen peng nga gjykatat me urdhër të kreut të qeverisë.
“Kjo drejtësia e re s’ka bërë asgjë, përkundrazi. Të mos harrojmë që famshmja ‘reforma në drejtësi’ shitet për të legjitimuar Ramën. Kur përmenden problemet e mëdha që ka Shqipëria nga perëndimi thonë që është bërë reformë në drejtësi, këtë e ka thënë dhe Escobar. Kjo është një propagandë, që Rama të kapë drejtësinë. Ramës i ka ecur ky stil, që unë e quaj si stil fasade. Që në kohën e Tiranës kur ishte krye bashkiak, kur pastroi Lanën dhe parkun rinia, e pastroi me ndihmë të oligarkëve dhe më pas u dha leje. Ju kujtoj Lazaratin, ca ndodhi më pas? Kanabizimi i Shqipërisë deri te ministri i brendshëm. Kur flasim për drejtësinë nuk flasim për SPAK. SPAK është prokurori në fund fare. Shikoni këtë vendimin djeshëm të turpshëm që nuk dhanë vulën. Mbajnë peng opozitën me urdhër të Ramës. Thonë që është opozita e dobët, por shihni faktorët. Ku është shoqëria civile? Kur protestuan doli Rama e tha ‘më tregoni ku është shoqëria civile, t’u shkoj në varr dhe t’u çoj një lule’. Mos të ankohen se s’ka opozitë.”, u shpreh Lubonja.
()