Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluarn në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se SPAK po heton AKSH-in.
E pyetur nga Ylli Rakipi, lidhur me një kallëzim të bërë në këtë insticuon nga një gazetar, por edhe për çështje të tjera të lidhura me AKSHI-n, Lala tha se bëhet fjalë për një institucion problematik.
“Ka një hetim në prokurorinë e posacme. Prokuroria e Tiranës ka dështuar për personat që kanë hakeruar.
AKSHI duhet të hetohet nga A deri të ZH. Ka problematikë thelbësore në atë institucion.
Të dhënat tona personale dhe sensitive janë në duar të paautorizuar që mund të përdoren për terrorisim, krim të organizuar, etj.
Këtu është momenti që SPAK, duhet të hapë një hetim të zgjeruar, të mos kufizohet në një pikë apo kallëzim, për të parë se sit ë dhënat e qytetaëve kanë përfudnuar në mënyrë të paautorizuar.
Ka një cështje të nisur port ë fjetur.
SPAK mund të shkojë deri në sekuestrim apo bllokim të sistemit, të kalojë në sherbime manuale, derisa të zgjidhet problemi.
Pasojat do të ndihen disa vite më vonë.
Kemi patur ndërhyrje në TIMS dhe sisteme të tjera”, tha Lala.