Akuzohen për kontrabandë dhe ryshfete, gjykata liron me garanci pasurore 2 doganierët e Kakavijës dhe 6 shoferët

Akuzohen për kontrabandë dhe ryshfete, gjykata liron me garanci

Gjykata ka liruar me garanci pasurore 2 doganierët dhe 6 shoferët e arrestuar më 24 Dhjetor për kontrabandë dhe ryshfete në Kakavijë.

Gjatë seancës së ditës së djeshme, u mor vendimi për lirimin e dy doganierëve Ardit Abrija dhe Eliod Shurdhaj, si edhe shoferët Rigent Ismaili, Arjan Mustafaj, Thanas Malaj, Valter Dosti dhe Fatjon Osman, me kushtin që të paguajnë garancinë pasurore si dhe të mos dalin jashtë vendit.

Vendimet e gjykatës

Ardit Abrija, përgjegjës i doganës së Kakavijës, duhet të paguajë 1 milionë lekë garanci pasurore.

Eliod Shurdhaj, doganier i kontrollit fizik, duhet të paguajë 700 mijë lekë garanci pasurore.

Ndërsa shoferët duhet që secili të paguajnë shumën prej 500 mijë lekësh në këmbim të lirimit.

Ndërkohë personat e tjerë të përfshirë në kontrabandën e mallrave, doganieri i parkimit, Arben Marvataj, si dhe 3 punonjësit e Antikontrabandës Astrit Xhaxha, Arjan Mustafaj, Fatjon Osmani, të cilët u shpallën në kërkim në 24 dhjetor, ende nuk janë arrestuar.

Akuzohen për kontrabandë dhe ryshfete, gjykata liron me garanci pasurore 2 doganierët e Kakavijës dhe 6 shoferët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook