Biznes të përbashkët me pronarin e ‘Delta Pharma’, gruaja e ish-ministrit Beqaj shiti aksionet kur nisi hetimi për sterilizimin

Biznes të përbashkët me pronarin e ‘Delta Pharma’,

Teksa SPAK ka nisur hetimet për një çështje të re penale, ku po hetohet roli i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të parë lidhjet që mund të ketë me kompaninë farmaceutike ‘Delta Pharma’ dhe disa farmaci të tjera, në skenë del dhe bashkëshortja e tij, Adriana Beqaj. Ka dyshime se Beqaj, gjatë kohës që ishte ministër, ka lidhur kontrata klienteliste me ‘Delta Pharma’ dhe këto farmaci.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb disa ekstrakte të pasurive, ku rezulton se gruaja e Beqajt ka qenë aksionere në një biznes që ishte i lidhur drejtpërdrejtë me ‘Delta Pharma’. Ardiana Beqaj rezulton se ka pasur 15% të aksioneve të ‘Albanian Food and Hospitality’, dhe më datë 3 mars të 2020-ës është larguar si aksionere nga ky biznes, ku rezultonte aksioner dhe Eduard Curraj. Kjo lëvizje rezulton të jetë kryer pikërisht në kohën kur SPAK nisi hetimet për koncesionin e sterizilimit.

Ky i fundit po ashtu ka qenë aksioner 100% i ‘Delta Phrma’.al. sh.p.k dhe në 24 shkurt 2023 Curraj ka shitur kuotat, të cilat përfaqësojnë 100% të kapitalit të regjistruar të ‘Delta Pharma’ shoqërisë ‘Delta Holding’ sh.k.p në administrim të shtetases polake Ewa Maria Kokot. Ndonëse pronësia mbi kuotën do t’i kalojë e gjitha shoqërisë ‘Delta Holding’, palët kanë rënë dakord që pas kalimit, Eduard Curraj do të vazhdojë të jetë administrator i ‘Delta Pharma’.

Biznes të përbashkët me pronarin e ‘Delta Pharma’, gruaja e ish-ministrit Beqaj shiti aksionet kur nisi hetimi për sterilizimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook