Djemtë e Britney Spears mungojnë në dasmën e saj, ja urimi që kanë për të ëmën

Britney Spears do të ketë një numër të kufizuar miqsh dhe familjarësh të pranishëm në dasmën e saj, një grup që nuk do të përfshijë djemtë e saj, të cilët ende i urojnë mamasë së tyre më të mirën.

TMZ raportoi se Britney dhe Sam do të martohen sonte në Los Angeles. Vëllai i Spears, Bryan, pritet të jetë i pranishëm, por mamaja, babai, motra Jamie Lynn dhe dy djemtë nuk do të jenë aty. Avokati i Kevin Federline, babait të djemve të Britney, Mark Vincent Kaplan, i ka thënë TMZ se Sean 16-vjeç dhe Jayden 15-vjeç nuk do të shkojnë në dasmë.

Ai shton: “Edhe pse djemtë nuk do të jenë të pranishëm, Kevin dhe djemtë janë të lumtur për Britney-n dhe i urojnë asaj dhe Sam-it të gjitha të mirat në vazhdim”.

Rreth 100 njerëz pritet të jenë në ceremoni për të parë Sam dhe Britney duke thënë “Pranoj”. Britney postoi një video të saj me Sam Wednesday me një gotë shampanjë… me sa duket gati për ditën e madhe.

 

Djemtë e Britney Spears mungojnë në dasmën e saj, ja urimi që kanë për të ëmën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook