Paulo Dybala do të jetë i ftuar në ndeshjen ndaj Juventusit. Tekniku i Romës, Mourinho e ka grumbulluar futbollistin për këtë takim, që do të luhet nesër mbrëma në Torino.
Gjithsesi, pavarësisht kësaj, Dybala me shumë mundësi nuk do nisë ndeshjen nga minuta e parë. 30-vjeçari u dëmtua në pjesën e parë të ndeshjes kundër Fiorentinës dhe mbeti jashtë fushave për ndeshjet ndaj Sheriff Tiraspol, Bologna dhe Napoli.
Paulo Dybala po luan sezonin e dytë në Romë. Këtë sezon, lojtari është impenjuar në 11 takime, ku ka shënuar 4 gola. Tekniku Mourinho e vlerëson shumë dhe e pjesë të planeve për të ardhmen.
(J.S/)