Manchester United do të ndërhyjë në merkaton e janarit për të bërë përforcimet e duhura, me aksionerin e ri Jim Ratcliffe që është gati të plotësojë dëshirat e trajnerit Ten Hag.
Një prej emrave që “Djajtë e kuq” kërkojnë të afrojnë është mbrojtësi i Interit, Federico Dimarco. Anësori i zikaltërve mund të jetë protagonist i sesionit të transferimeve dimërore, por nuk është një operacion i lehtë për t’u përfunduar. Siç raportohet në Angli nga The Sun, klubi nga Milano e vlerëson lojtarin të paktën 60 milionë euro pasi ai është një lojtar kyç për trajnerin Simone Inzaghi.
Dimarco ka kontratë me skuadrën e Serie A deri në vitin 2026 dhe për momentin është mjaft i lumtur te Interi. Gjithsesi, merkato ka surpriza dhe kjo mund të jetë njëra prej tyre.
(J.S/)