Genoa i prish festën Interit, ndalen zikaltërit, por Inzaghi nuk e bënë dramë: Klasifikimi optimal (VIDEO)

Inter e mbylli vitin në krye, por “X” kundër Genoa-s djeg jo pak. Pa kapitenin në dispozicion, ekipi i Inzaghi-t vuajti në finalizim, goditen 6 herë kuadratin, por goli i avantazhit erdhi vetëm në minutën e 42-të, me Arnautovic, i cili ndoqi mirë aksionin, topi i goditur nga Barella u përplas fillimisht në shtyllë për t’iu kryer më pas në asisit, me Arnautovic që festoi për golin e tij të parë këtë sezon. Genoa nuk u dorëzua dhe në fundin e pjesës së parë, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Dragusin me kokë barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, Calhanoglu dhe jo vetëm tentuan në disa raste që gjenin golin trepikësh, por portieri Martinez mbajti në lojën pikën e Genoa-s që ndal një tjetër “big” të Serie A duke i dhënë një asisit Juves. Trajneri Inzaghi nuk preferoi të aktivizonte Asllanin për asnjë minutë, ndërsa pranoi me qetësi verdiktin që dha fusha:

“Nuk kishim pësuar gol nga goditjet standarde këtë sezon, nuk është se jemi të lumtur, por ky rezultat qëndron, klasifikimi gjithashtu është optimal. Gjysma e parë e sezonit ishte e mirë, por e dimë që rrugëtimi është i gjatë dhe i vështirë, duhet të jemi të aftë t’i japim vazhdimësi kësaj që kemi bërë në këto 18 javë”, theksoi Inzaghi.

()

Arena e Lajmit

Genoa i prish festën Interit, ndalen zikaltërit, por Inzaghi nuk e bënë dramë: Klasifikimi optimal (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook