Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO për ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Noka shprehet se me vendimin e sotëm të Drejtësisë Politike, mund të themi se Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Rusinë e vogël të Europës me liderin e opozitës të arrestuar.
Ai shton se mosbindja civile për të gjunjëzuar këtë narkoregjim për opozitën dhe shqiptarët është rruga e vetme.
Postimi i Nokës:
Me vendimin e sotem Drejtesise Politike mund te themi se Edi Rama e ktheu Shqiperine ne Rusine e vogel te Europes me liderin e opozites te arrestuar.Sot lideri i opozites Prof Dr Sali Berisha arrestohet e burgoset pa asnje akuze,pa asnje fakt e pa asnje prove. thjesht sepse ne liri dhe ne aktivitet politk i kall daten Edi Rames dhe bandes se pushtetit.
Arrestohet sepse po i diskretitonte cdo dite e me shume me fakte e prova Drejtesine e Re Politike e cila fsheh, asgjeson provat per Erion Veliajn,Engjell Agacindhe kreun e regjimit Edi Ramadhe sajon dosje politike per kreret e opozites…SPAK dhe GJKKO pas ketij vendimi rikthyen Sigurimin e Shtetit si organe dhune te diktatures ndaj kundershtareve te Regjimit .Llogarite i kane bere gabim.
Mosbindja civile per te gjunjezuar kete narkoregjim per opoziten dhe shqiptaret eshte rruga e vetme .O Sot o Kurre.