Vrasja e Ardian Nikulaj, autori i dyshuar portugez do të ekstradohet nesër në Shqipëri

Vrasja e Ardian Nikulaj, autori i dyshuar portugez do të ekstradohet

Portugezi Ruben Saraiva i cili dyshohet se ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës, pritet që të esktradohet në Shqipëri në 31 dhjetor.

Një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh ndodhen në Rabati për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të portugezit nga Maroku drejt vendit tonë.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor.

Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë.

Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok.

Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.

Vrasja e Ardian Nikulaj, autori i dyshuar portugez do të ekstradohet nesër në Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook